R Kelly pagoi viktimat e abuzimit seksual për të gënjyer hetuesit

R Kelly pagoi viktimat e abuzimit seksual për të gënjyer hetuesit

R Kelly pagoi mijëra dollarë në vitin 2001 për të rimarrë videokasetat ku është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me vajza adoleshente, thanë prokurorët.

Gati dy dekada më vonë, këngëtari po përballet me dy padi të ndara në Illinois dhe New York.

Në akuzat e lëshuara të premten pretendohet se 52-vjeçari rekrutonte gra për seks, bindi njerëzit që të mbanin të fshehtë faktin se kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajzat adoleshente dhe se pagoi qindra mijëra dollarë për të blerë videokasetat.

Kelly u arrestua në Çikago mbrëmjen e së enjtes dhe pritet të qëndrojë në paraburgim të paktën deri të martën.

Ai doli para gjykatës të premten veshur me kostumin portokalli të burgut.

Avokati i Kelly tha se klienti i tij duhet të marrë lirimin ke kusht për akuzat me të cilat përballet në Illinois dhe New York.

"Ai sigurisht nuk përbën rrezik për tu arratisur dhe nuk është rrezik për askënd mbi të gjitha,"- tha Steve  Greenberg për gazetarët jashtë sallës së gjyqit.

Në një padi e 13 akuza të lëshuar ndaj këngëtarit të premten Kelly akuzohej se filmoi veten duke kryer marrëdhënie me të paktën 4 vajza nën moshën 18 vjeç duke filluar nga 1998.

Disa vite më vonë, ai kuptoi se disa nga këto video mungonin nga koleksioni i tij dhe filloi të paguajë qindra mijëra dollarë për ti rimarrë.

Kur morën videokasetat, në atakuzë thuhet se Kelly së bashku me bashkëpunëtorët e tij udhëzuan njerëzit të bënin teste poligrafike për tu siguruar që kishin kthyer të gjitha kopjet e videokasetave.

Prokurorët pohojnë se Kelly dhe ish-menaxheri i tij, Derrel McDavid, lehtësuan një udhëtim jashtë vendit në vitin 2002 për një vajzë dhe prindërit e saj që të mos gjendeshin nga forcat e ligjit.

Madje u dhanë dhurata, përfshirë një GMC Yukon Denali SUV si edhe para për më shumë se një dekadë që të gënjenin hetuesit dhe të fshehin marrëdhënien seksuale të vajzës me Kelly-n.

EMISIONET