Banorët e një qyteti të largët rus janë mbushur me arinj polarë të uritur dhe kanë frikës se mund t'i hanë ata në momente kur nuk janë të vëmendshëm.

Në një video makthi shihet një ari polar që i afrohet shumë pranë një personi në portën e zymtë të Arktikut, në qytetin Dikson.

Ariu qëllohet nga një polic dhe duket i plagosur, por banorët thonë se kafsha kishte mbetur në baltë.

Të paktën gjysmë duzine kafshësh pastrojnë ushqimin në rrugë dhe terrorizojnë vendasit.

Policia e armatosur qëllon me plumba të rremë për të trembur arinjtë që të ikin larg.

Policia e ka të ndaluar të vrasë arinjtë polarë, përveç në rastet kur grabitqari sulmon një qeni njerëzore duke i rrezikuar jetën.

Krijesat e egra kthehen me shpejtësi në qytet duke ngrënë në kazanët e plehrave.

/Ora News.tv/