Jo vetëm figura publike, por edhe qytetarë të shumtë janë solidarizuar me protestën e studentëve.

E tillë është edhe kjo zonjë e cila në mënyrë simbolike shpërndau një trastë me ushqim për studentët, duke i inkurajuar të vazhdojnë rezistencën.

" Jam nënë, jam gjyshe, jamë bashkë me to, i ndjek.E ndjeva dhe erdha, të vazhdojnë se kanë të drejtën e vetë. Atë që se bëmë ne ta bëjnë këta. Vazhdoni, bravo".

Studentë e përshëndetën në kor gjestin e saj me thirrjet: Bravo! Bravo!

Më pas një tjetër zotëri erdhi me shishe me ujë duke i shpërndarë për studentët.

"Për të drejtat e fëmijëve tanë do të luftojmë deri në fund".

MBI 6 ORE PROTESTE/Studentët këmbëkryq para ministrisë së Arsimit: Nuk ka negociata! S'na mashtroni dot!



/Ora News.tv/