Qeveria ka lënë si datë të fundit 31 janarin për regjistrimin e banesave. Qytetarët qëndrojnë me dite e ore në radhë dhe nuk mbarojnë punë.

Të irrituar ata thonë se numri rendor që tërheqin, dhe që përmes tij, ruhet radha nuk funksionon pasi sipas tyre punonjësi (roja) i zyrës eshte selektiv në përzgjedhjen e qytetarëve.

Një qytetar tregoi për Ora News se kishte ardhur nga Greqia për të regjistruar adresën dhe se po qëndronte me orë të tëra dhe s'po mbaronte punë

Qytetaret afrohen pranë zyrave në orën 04.00 të mëngjesit për të zënë rradhën dhe mbaruar punë. Qytetarët kërkojne nga qeveria të shtyjë afatin për regjistrimin e adresave.

/Ora News.tv/