Nisma se kush lexon një libër në urban nuk do të paguajë biletë nuk gjeti zbatim në Ditën Botërore të Librit. Qytetarë u shprehën se paguan sërish lekë edhe pse me libra ndër duar.

Libri do të duhet ishte bileta e të gjithë atyre që do të lexonin teksa udhëtonin me transportin publik në kryeqytet.

Nisma që u ndërmor në kuadër të Ditës së Librit kishte synim afrimin e të rinjve me leximin.

Por jo të gjithë e kishin informacionin se qytetarët që do të lexonin në urban do të udhëtonin falas, as fatorinot.

Disa qytetarë u shprehën se paguan sërish lekë edhe pse me libra ndër duar.

" I kërkoi ai fatorino, ja dhamë paret.Nuk prish punë".

"Më tha, i thashë jam me abone dhe kaq".

Si zakonisht një pjesë e mirë e të rinjve, zgjodhën telefonin dhe jo librin teksa përshkuan distancat me urban brenda qytetit.

/Ora News.tv/