Qytetarët me 2 mln lekë të ardhura në vit duhet t'i deklarojnë, afati deri në 30 prill

Të gjithë qytetarët që kanë të ardhura më shumë së 2 mln lekë në vit duhet që të deklarojnë të ardhurat. Sipas Administratës tatimore  data e dorëzimit të dokumentacioneve është deri në 30 prill të këtij viti . Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave është e detyrueshme të paraqitet gjithashtu edhe nga individët jo rezidentë.Qytetarët kanë afat tre muaj për të korrigjuar gabimet dhe nëse nuk deklarojnë rrezikojnë të gobiten me 10 mijë lekë .

Qytetarët me të  ardhura mbi 2 mln lekë në vit duhet të plotësojnë deklaratën e të ardhurave brenda datës 30 prill. Alketa Çabej  shpjegon se pjesë e deklaratës janë  të ardhurat nga pagat, të ardhurat nga dividenti për pjesëmarrje në shoqëri tregtare,të ardhurat nga qiraja apo lojërat e fatit.

Alketa Çabej: Janë të ardhura të tatueshme të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet, të ardhurat nga dividenti, të ardhurat nga lojerat e fatit, të ardhurat nga fitimet kapitale, nga shitja e pasurisë së paluajtshme apo pronësisë që ka në aksione apo kapitale në shoqëri. Të ardhurat nga qiratë, nga interesat bankare.

Në rast se plotësimi i deklaratës bëhet gabim ose individi do të korrigjojë të dhënat kanë afat tre mujor.

Alketa Çabej: Nëse ata e vërejnë që gjatë deklarimit nuk i kanë llogaritur të ardhurat e përfituara, a kanë harruar ndonjëgjë nga të ardhurat që kanë përfituar gjatë vitit atëhere ata mund ta ndryshojnë pa asnjë penalitet. 

Nga shuma e të ardhurave qytetarëve iu zbriten shpenzimet e bëra për interesat bankar për shkollim,si dhe shpenzimet për mjekim.

Alketa Çabej: Kanë të drejtën që të zbresin shpenzime dhe këto shpenzime janë për interesa bankar për shkollim, për vete për fëmijët apo personat nën kujdestari si dhe shpenzimet për mjekim për atë pjesë të atyre pjesë të shpenzimeve që nuk mbulohen nga skema e sigurimeve të detyrueshme. 

Gjatë 2017 në Shqipëri deklaruan të ardhurat 7200 persona ndërsa këtë vit parashikohen të jenë rreth 7600 mijë.

EMISIONET