Përfundimi i aksit rrugës Qukës –Qafë Plloçë do të sjellë më afër Korcën dhe Tiranën. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, gjatë inspektimit të punimeve në terren tha se aktualisht kanë përfunduar më shumë se 50 % e punimeve pavarësiht problemeve të hasura.

Gjiknuri: Me financimin shtesë që besoj do të bëhet i mundur, është një segment i rëndësishëm, në një terren shumë të vështirë por kompanitë po bëjnë një punë të mirë dhe me zgjidhjet e problemeve të mbetura të projektit, besoj kjo rrugë do jetë funksionale në vitin 2019 duke kompletuar këtë segment të rëndësishëm. Duke afruar Korcën me Tiranën dhe pjesën tjetër të Shqipërisë.

Ministri Gjiknuri premtoi  se do të përfundojnë të gjitha akset e lëna përgjysëm  .Ndërkohë që me   projektin ‘1 miliard rindërtim’ qeveria parashikon ndërtimin e  pesë segmenteve  të mëdha, të ndara gjeografikisht në veri dhe në jug të Shqipërisë

Gjiknuri: Duhet të përfundojmë gjithë projektet e nisura që fatkeqësisht, megjithëse është thënë se janë filluar rrugë, ato asnjëherë nuk kanë qenë plotësisht të finnacueshme. Njëkohësisht do hapim dhe ato segmente të reja që kompletojnë arteriet kryesore të këtij vendi duke mos bërë më projekte që nuk të çojnë askund.

Në këtë inspektim, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqërohej edhe nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe deputeti Eduard Shalsi. Projekti  rrugor Qukës-Qafë Plloçë ka një gjatësi prej 40 kilometrash.

/Ora News.tv/