Një ndërhyrje e rrallë në tru në një paciente 54-vjeçare, u realizua në qendrën spitalore “Nënë Tereza”.

Kjo është hera e dytë që ndërhyrja delikate e heqjes së masës tumorale në tru, me pacientin zgjuar, realizohet në QSUT nga ekipi shqiptar, nën mbikqyrjen e profesorit të famshëm Henry Marsh.

Kryeministri Rama ndërsa ka publikuar lajmin në facebook, shkruan: "E pamendueshme pak vite më parë dhe shumë frymëzuese për të vijuar rimëkëmbjen e vështirë të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor".

/Ora News.tv/