Aktivisti Arlind Qori i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora deklaroi se Rama e ka tradhëtuar 21 janarin duke e plaçkitur njësoj si paraardhësit e tij, ndërsa shtoi se sot të varfërit vriten sikurse në 21 janar.

Qori: Tradhëtia më e madhe që i ka bërë Rama 21 janarit nuk ka të bëjë me emërimin e personit në fjalë. Por është tradhëtia e arsyeve që i nxjerrin njerëzit sot në protetën e PD dhe që kanë nxjerrë njerëzit në protestë në 21 janar. Shumica e atyre që protestojnë mund të jenë dhe votues partie. Rama e ka tradhëtuar 21 janarin duke plackitur njësoj si paraardhësit e tij. Rama e ka tradhëtuar 21 janarin sepse ata që u vranë ishin të varfër dhe sot të varfërit vriten sërisht. Vriten kur i pret dritat dhe kryefamiljari var veten. Kanë qenë të varfër ata që janë vrarë politikisht në 21 janar. 


/Ora News.tv/