Protesta, Qori: Qeveria ndodhet në pikë të hallit, po lufton për të shpëtuar "fytyrën"

Protesta, Qori: Qeveria ndodhet në pikë të hallit, po lufton

Pedagogu Arlind Qori i ftuar në "Ora News", tha se qeveria po lufton për të shpëtuar "fytyrën" e saj, ndërsa thekson se ajo ndodhet në pikë të hallin.

Biseda: 

Qori: Sfida jonë për nesër dhe çdo ditë tjetër është vetëm masiviteti për të arritur kërkesat. De fakto të gjitha kërkesat janë realizuar. Tani qeveria thjesht do të shpëtojë fytyrën e vet. Është në pikën më të dobët në historinë e Shqipërisë. Në këtë kuptim, qeveria thjesht do të shpëtojë fytyrën.

Zheji: Cila kërkesë është realizuar? Nuk mund të thuash që kërkesat janë realizuar pasi demotivon studentët.

Qori: Sa kohë që një masë e madhe studentësh, sa kohë të gjithë flasin për studentët, miliona njerëz në shtëpi, them që de fakto kërkesat janë realizuar.  Qeveria është në një pikë halli dhe nuk them a do të dorëzohet apo jo.


EMISIONET