Qeveria prezanton në OKB planin për rolin e gruas shqiptare

Qeveria prezanton në OKB planin për rolin e gruas shqiptare

E ftuar në New York, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në Komisionin për Statusin e Gruas, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu foli për vështirësitë që has gruaja në Shqipëri, por sidomos gruaja e zonave rurale, si dhe hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për ta minimizuar sa më shumë këtë fenomen, raporton Zyra e Shtypit pranë kësaj ministrie.

Ogerta Manastirliu: "Puna jonë është kryesisht e fokusuar në parandalimin e dhunës me bazë gjinore në zonat urbane dhe rurale; rritja e aksesit të grave dhe vajzave në sistemin gjyqësor, përmirësimi i jetës në zonat rurale, falë reduktimit të punës së papaguar në sektorin bujqësor, duke bërë të mundur që më shumë gra dhe vajza në zonat rurale të përfitojnë nga skemat e subvencionit, si dhe të garantohet e drejta mbi pronën dhe tokën bujqësore"

Ministrja shqiptare nuk la pa përmendur edhe dhunën ndaj grave dhe theksoi se ligjet në këtë drejtim janë ashpërsuar

Ogerta Manastirliu: “Parandalimi i dhunës është një nga qëllimet kryesore të Strategjisë Kombëtare të Barazisë Gjinore dhe Planit të saj të Veprimit 2016 – 2020, që synon në rritjen me 30% të numrit të qytetarëve, që mbështesin strategjinë dhe vizionin e Zero Tolerancë nga dhunës kundër grave. Do të duhet të intesifikojmë angazhimin tonë për të siguruar që gratë trajtohen të barabarta në sistemin tonë gjyqësor, dhe mbi të gjitha t’u ofrohet e gjithë mbështetja e duhur ligjore".

Sesioni i Komisionit për Statusin e Gruas, i mbajtur sot në Amerikë, është i 62-ti i këtij lloji që organizon Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)

EMISIONET