Qeveria pranon kritikat e DASH, Ahmetaj: Reforma në drejtësi është zgjidhja

Qeveria pranon kritikat e DASH, Ahmetaj: Reforma në drejtësi

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka pranuar problemet e ngritura nga Departamenti Amerikan i Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri por zgjidhjen e lidh me reformën në drejtësi.

Sipas kreut të Financave, tashmë sfida kryesore është një drejtësi e fortë dhe transparente pasi implementimi i plotë i reformës në drejtësi do të largonte korrupsionin, do të rriste investimet e huaja dhe do ta bënte drejtësinë më konkuruese.

Ahmetaj: Reforma në drejtësi do të diskurajojë korrupsionin, do të promovojë investimet e huaja dhe të brendshme dhe do të lejojë Shqipërinë për të konkuruar më suksesshëm me ekonominë botërore. Për të gjithë ata që tentojnë të pengojnë reformën në drejtësi dhe vettingun, të mos vazhdojnë ta bëjnë sepse është kundër qytetarëve shqiptarë. Është thirrje e drejtëpërdrejtë.

Sa u përket koncesioneve PPP, Ahmetaj u shpreh se është një procedurë që zbatohet në gjithë botën ndërsa premtoi se në mes të vitit tjetër do të hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore sipas të cilave nuk do të pranohen oferta të pa kërkuara.

Ahmetaj: Duke filluar, ndoshta nga mesi i vitit tjetër, nuk do të ketë më oferta të pa kërkuara kryesisht në infrastrukturën rrugore.

Kreu i Financave deklaroi se niveli i investimeve të huaja në vend është i kënaqshëm pasi vetëm gjatë tre mujorit të parë të këtij viti arritën në 284 milion euro dhe pritshmëritë janë që mund të shkojë në 980 milion euro në fund të vitit.

EMISIONET