Në kuadër të reformës së ujit të pijshëm, qeveria shqiptare e cila zhvilloi sot mbledhjen në Lezhë ka marrë një vendim, që për të gjitha familjet në nevojë matësit do të vendosen falas.

Rama:  Jemi të vetëdishëm që krahas investime duhet të shkojë deri në fund reforma e ujit ku bashkitë kanë një rol parësor dhe sot ne kemi miratuar edhe një vendim të rëndësishëm për subvencionimin nga shteti të kontratave dhe të vendosjes falas të matësve të ujit për të gjitha familjet në nevojë. Është një masë brenda reformës dhe shkon në të njëjtin drejtim sic kemi shkuar në reformën e energjisë.  Familjet në nevojë përvecse do të marrin matësat pa pagese do të shpëtojnë edhe nga bara e afrofeve sipas tekave të faturistëve lokale dhe njëkohësisht do të mund të shërbehen më mirë sesa deri sot.

Një tjetër vendim që mori qeveria ishte edhe zhvillimi i integrimit rural për 100 fshatrat të vendit, ku mes tyre ishte edhe Fishta. 

Rama: Një tjëtër vendim është ai i përcaktimit të një liste pas një procesi relativisht të gjatë bashkëbnisedimi me të gjithë kryetarët e bashkive të 100 fshatrave në Shqipëri kur ne do të stimulojmë zhvillimin e integruar rural për të krijuar modelin e ri që do të shtrihet edhe në pjesën tjetër të hapësirë rurale. Fishata është një prej këtyre dallëndrysheve të para të këtij procesi të ri zhvillimi rural që do të mbështetet me një program të ri nga qeveria. Ky model ka të bëjë infrastrukturën, me zhvillimin e kulturës, kapitalit social, ndërhyrjes në dobi të trashëgimis kulturore e kështu me radhë.

Një tjetër vendim i miratuar nga qeveria në Lezhë ishte edhe stimulimi për zhvillimin e agroturizmit. 

Rama: Miratuam një vendim për të stimuluar agrotruizmin në të gjithë vendin. Por duke pasur parasysh se kjo zonë ka disa shembuj shumë frymëzues që ne edhe i jemi referuar për krijimin e këtij programi kombëtar të agroturizmit. Besoj që do të stimulojë më tutje ecurinë në këtë drejtim.

Në mbledhjen e qeverisë u morën edhe disa vendime për projete infrastrukturore. 

Rama:  Projekti i rrugës Milot- Baldren me të gjitha veprat e artit dhe me tunelin që mundëson kalimin nga ai xhepi falsoi te ai shkembi ku gjithë fluksi i transportit futet fshehur për të shkuar drejt shkodrës në një epokë të transportit në vendin tonë. Më tutje aksi i ri që do të lidhi Shëngjinin me Velipojën dhe do të mundësojë integrimin e gjithë asaj zone me një potencial për zhvillimin e turizmit përmes një mundësie të re dhe të shpejtë transporti. Pastaj edhe një numër projektesh infrastrutkurore për zonën Shëngjin-Velipiojë që përfshihen në një program të posacëm për zhvllimin rural me përparësi turizmin. Projektin e rindërtimit të terminalit të pasagjerëve dhe të hyrjes në portin e Shëngjinit si dhe projektin e rrugës nga Balldreni në Malin e Jushit ose sic e quani ju rruga e Torovicës.


/Ora News.tv/