Qeveria mbulon pjesërisht shpenzimet, 2.5 milionë lekë për kurimin e Moikom Zeqos

Qeveria ka vendosur mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të profesor Moikom Zeqos. Vendimi i Këshillit të Mininistrave që mban datën 12 janar 2018, ka vendosur akordimin e një shumë prej 2.5 milion lekë që do të  përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

"Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave ka vendosur mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të Moikom Zeqos, në masën 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Pagesa do të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të mjekimit. Vendimi ngarkon Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi. Vendimi hyn në fuqi menjëherë".

Historiani, studiuesi e ish-drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, është i sëmurë prej pothuaj tri vitesh.

Ai është Doktor i Shkencave dhe mban urdhrin e lartë “Mjeshtër i Madh” si edhe autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenarësh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. 

 

EMISIONET