Në një takim më strukturat në Lushnje, kryetari i Partisë Demroakratike Lulzim Basha tha se  efektet e aleancës së Edi Ramës me krimin po i ndjen çdo familje. Kjo sipas tij ka prodhuar  mijëra biznese të mbyllura, mijëra të larguar nga vendi, mijëra të varfër më shumë. Kryetari i opozitës tha se  27 janari është sinjali më i qartë se qytetarët nuk e pranojnë më aleancën me krimin. 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  nga  Lushnja tha se  se një nga pasojat më të rënda të qeverisjes së Edi Ramës me krimin është kriza ekonomike, efektet e të cilës po i ndjen çdo familje shqiptare.  Bandat  tha kryetari i opozitës sot  përcaktojnë, kush punon dhe kush merr tendera.

 Basha: 247 biznese të mbyllura javën e parë të janarit. 13 mijë të mbyllura gjatë vitit të kaluar, po të heqësh të shtunat e të dielat, i bie që janë mbyllur 50 biznese në javë. Edi Rama i ka shpallur luftë njerëzve të thjeshtë të këtij vendi. Rinia është në dëshpërim dhe 70% e atyre që largohen janë të moshës 19 deri në 35 vjeç. Fermerët shqiptarë asnjë kacidhe nuk kanë parë dhe asnjë mbështetje nga shteti. 

Kreu i opozitës tha se pakti i Edi Ramës me krimin po shkatërron reformën në drejtësi për të mbrojtur pushtetin e vet, të cilin e bleu me paratë e drogës së Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit dhe të korrupsionit të Ministrave të tij.

Basha: Nuk ka për të patur reformë në drejtësi me Edi Ramën Kryeministër. Ndaj protesta e 27 janarit është edhe një thirrje për reformën në drejtësi, për drejtësinë e pakapur. Është një thirrje dhe një bashkim që Saimir Tahiri të shkojë në burg, siç duhet të shkojë në burg çdo ministër, çdo pushtetar vendor apo qëndror i faktuar në lidhje me krimin e organizuar dhe i korruptuar deri në palcë me paratë dhe asetet e shqiptarëve.

Kreu i opozitës tha se 27 janari është dita e një rrugëtimi që do të vazhdojë me të gjitha format e kryengritjes popullore deri në çmontimin e qeverisë dhe aleancës me krimin, të kryesuar sipas tij  nga Edi Rama, i cili tha ai  po e mban larg Shqipërinë nga Europa. 

/Ora News.tv/