Zhvillimi i bujqësisë dhe fermave janë në qendër të Ministrisë së Bujqësisë. Ministri, Blendi Çuçi, ishte në një kompleks blegtoral gjedhësh në Kashar ku ndër të tjera ka diskutuar edhe skemën e re të subvencionimit, ku për çdo litër qumësht me faturë do të jepet 10 lekë.

Çuçi: Është një kompensim goxha i rëndësishëm për fermerin sidomos për fermerin e vogël.Gjëja kryesore që ne duhet të fokusohemi është formalizimi i sektorit.

Çuçi ka shtuar se synohet gjithashtu rritja e formalizimit dhe stabiliteti i këtij sektori.

Aplikimet e fermerëve të qumështit për të marrë kompensimin nga qeveria pritet të nisin në datën 22 prill në të gjitha agropikat dhe zyrat e buqjësisë në qarqe.

Çuçi: E kemi bërë shumë kollaj. Mjafton NIPT-in, faturën dhe ti merr 10 lekëshin për litër.

Paratë e subvensioneve për çdo litër qumësht do të derdhen në llogaritë e tyre bankare pasi të kenë dorëzuar faturën tatimore që e marrin nga pikat e përpunimit dhe grumbullimit të qumështit.

/Ora News.tv/