Qeveria, fond 490 mln lekë për nxitjen e punësimit të të rinjve

Qeveria, fond 490 mln lekë për nxitjen e punësimit të

Opozita në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë ngriti shqetësimin se qeveria ka dështuar me strategjitë e punësimit. LSI thotë se 1 në 3 të rinj sot janë të papunë, ndërsa demokratët u shprehën se qeveria abuzon me të dhënat se është rritur punësimi. Ndërsa Zv/Ministri i Financave, Erjon Luçi, tha se 490 mln lekë do të shkojnë për nxitjen e punësimit.

Qeveria parashikon një fond prej 490 mln lekë për nxitjen e punësimit, sidomos të të rinjëve, ndërkohë që në Komisionin Paralametar të Shëndetësisë zv/ministri i Financave Luçi artikuloi 3 shifra të ndyshme përsa i takon papunësisë.

Për demokratët, qeveria ka dështuar në strategjitë e punësimit.

Grida Duma: Shifra juaj zyrtare nga ana e punësimit nga njëra anë është puna jo në të zezë, puna e taksapaguesit, ndërsa puna e vetëdeklarimit në anketim është punë e përfshirë dhe në informalitet. Në këtë mënyrë, në këto dy metoda që njëra u jep 90 mijë, zyra e punë u jep 100 mijë dhe anketimi ju jep 200 mijë, juve nuk ndërtoni dot strategjinë. Keni tre shifra të ndryshme. Juve nuk bëni dot as buxhetim, as alokim fondesh dhe nuk ndani dot as rajonalizimin sesi dhe se ku.

Erjon Luçi: Është një metodologji relativisht e mirëasistuar, e mirëndërtuar dhe ne deri diku e marrim të mirëqënë jo në aspektin se nuk shikojmë shifra të tjera por në aspektin që është një metodologji standarte.

Për LSI, statistikat e papunësisë janë të larta,1/3 persona i papunë. Petrit Vasili, kryetari i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, tha se mbyllja e bizneseve për shkak të krizës së ekonomike lanë të papunë 30 mijë persona.

Petrit Vasili: Janë mbyllur zyrtarisht mbi 10500 biznese, cili është kalkulimi që bëhet mbi këto mijëra vende pune që humbasin nga këto? Është fare e qartë se numri i bizneseve që hapen me ato që mbyllen është proporcional, më shumë mbyllen dhe më pak hapen.

INSTAT raporton se në tremujorin e dytë 2017, shkalla papunësisë në Shqipëri për moshën aktive 15-64  është 13.9 %, krahasuar me një vit më parë është ulur 1.6%.

/Oranews.tv/

EMISIONET