Qeveria e re në Itali, ja vendimi i partive të kolacionit të qëndrës së djathtë

Qeveria e re në Itali, ja vendimi i partive të kolacionit të

Partitë politike italiane të koalicionit të qëndrës së djatëtë; Forza Italia, Lidhja e Fratelli D'Italia kanë zhvilluar sot një takim në rezidencën private në Milano të ish kryeministritt Silvio Berlusocni.

Me një deklaratë të përbashkët mediatike ata kanë formuar vullnetin e tyre  të përbashkët e unik se nuk do të pranojnë propozimin e Lëvizjes 5Yje për të qeverisur në koalicion vetëm me Partinë Lidhja e jo me forcat e tjera të koalicionit të qëndrës së djathtë.

Tre liderët e koalcionit të qëndrës së djathtë italiane; Silvio Berlusconi, Matteo Salvini e Giorgia Meloni kërkojnë të respektohet vullneti i votës së italianëve për krijimin e qeverisë së re.

"Rreth 40% e italianëve i kanë dhënë besimin e tyre partive të qëndrës së djathtë, të cilëve i takon padyshim dhe detyra e krijimit të qeverisë së ardhshme", lexohet në deklaratën e përbashkët të shpërndarë për mediat.

Tre liderët e së djathtës kanë përcaktuar në takimin e  sotëm dhe 3 rregullat kyçe të paktit të tyre nga të cilat nuk do të pranojnë të bëhet asnjë kompromis; zgjedhja e kryeministrit të ri të bëhet nga kolaiconi i djathtë, bashkimi i koalicionit dhe respektimi i pikave kryesore të programit të përbashkët politik i firmosur nga të gjithë para votës së 4 marsit siç janë reforma fiskale, reforma në sistemin e punës, bllokimi i emigracionit klandestin dhe mbështetja ekonomike dhe sociale për familjet.

Takimi i lidervë të koalicionit të qëndrës së djathtë ka ardhur vetëm pak orë pasi Presidenti Mattarella ka përfunduar konsultimet me të gjitha forcat politike për krijimin e qeverisë së re. Pa arritur gjetjen e asnjë marrëveshje mes forcave politike, kreu i shtetit italian ka kërkuar një raund të dytë konsultimesh që priten të nisin këtë javë.

EMISIONET