Qeveria do të punësojë kompani të huaja për të bërë supervizimin e projekteve që po ndërtohen me Partneritet Publik Privat.

E bëri të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri i cili sot po raporton në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Damian Gjiknuri: Fondet janë të nevojshme dhe për supervizimin e nevojshëm të këtyre projkteve dhe ne kemi deklaruar publikisht se kemi marrë të adresojmë dhe një shqetësim të ngritur publik lidhur me kostot e projekteve. Ne, për të qenë të mbrojtur dhe për të transferuar rrisqet siç duhet, - sepse risia e  PPP është që rriskun ta marrë privati me projektimin, dizenjimin ekzekutimin e veprës në kohë dhe dorëzimin me çelësa në dorë brenda afateve të lejuara në kontratë që zakonisht variojnë nga 1-2-3 vjet dhe marrjen e rriskut e të mirëmbajtjes së dhjetë viteve të ardhshme - kemi parashikuar fonde për të marrë kompani ndërkombëtare inxhinerike të supervizimit. Do të thotë që të gjitha këto kompani do të supervizohen nga kompani të huaja."

Po keshtu ne pr/buxhetin e vitit 2019 është parashikuar dhe mbështetja e nevojshme për projektet e PPP-ve

Damian Gjiknuri: Buxheti realizon dhe mbështetjet e nevojshme që do të kenë PPP. Bëhet fjalë për Rrugën e Arbrit po ecën me ritme të kënaqme. Mbi 17-18% e punës së realizuar. Ky buxhet mundëson financimin sipas kontratës           

-Bën të mundur fillimin e rrugës Thumanë- Kashar dhe ky projekt me PPP. Kontratë që pritet të miratohet në qeveri në ditët në vijim. Brenda pak muajsh do të kemi një kantier të ri të hapur. Pritet të zgjidhë një problem të madh të trafikut nga Thumana  në drejtim të kryeqytetit apo të jugut."

Nderhyrjet me pr/buxhetin e 2019 ne rruge

-Do të përfundojnë të gjitha ndërhyrjet në nyjën e Milotit, apo të gjitha rrugët lidhëse afër Milotit.

-Do të bëjmë të mundur financimin e pjesës së Unazës së Tiranës,  nga pallati me Shigjeta drejt sheshit Shqiponja, që do të lidhet me autostradën Tiranë-Durrës.

-Rruga e Ebasanit brenda disa muajsh do të përfundojë

-Do bëjmë të mundur përfundimin e By Pass të Fierit dhe Vlorës.

-By Pass i Fierit fillon puna sot, dje u nënshkrua kontrata

-By Pass i Vlorës nis puna brenda pak ditësh

-Vitin tjetër nis ndërtimi i tunelit në Kardhiq- Delvinë.

/Ora News.tv/