Në Itali, qeveria e Conte 2 e përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja “Pesë Yjet”  ka marrë votëbesimin edhe në Senat.

Me 169 vota pro, 133 kundër dhe 5 abstenim Conte 2 mori besimin.

Ditën e djeshme qeveria e Conte 2 mori votëbesimin në dhomën e deputetëve. Me 343 vota pro, 263 kundër dhe 3 abstenim Conte 2 mori besimin.

"Ky projekt politik shënon fillimin e një sezoni të ri të reformave që ne kemi besim për zgjidhjen," tha kryeministri në fjalimin e tij para Dhomës.

/Ora News.tv/