Qetësohet situata në Elbasan, rrezik kthesa e Murrashit

Qetësohet situata në Elbasan, rrezik kthesa e Murrashit

Dalja e Shkumbinit nga shtrati në segmentin rrugor Elbasan-Librazhd dhe Elbasan-Cerrik nuk rrezikon bizneset edhe banesat pergjatë lumit.

Ndërsa në lagje të qytetit të Elbasanit nuk ka asnjë rrezik.

Në Librazhd mbete problem vetëm kthesa e Murrashit pasi herë pas here ka rrëshqitje gurësh e dherash. I kontaktuar në tel. kryebashkiaku Kastriot Gurra tha se është në monitorim të plote dhe i kalueshem për mjetet.

Gjithashtu i kontaktuar me telefon kryebashkiaku i Cerrikut Altin Toska tha se në Cërrik situata është e qetë dhe drejt normalizimit.

Pa energji elektrike mbeten vetem dy rrethet e qarkut Elbasani dhe Librazhdi në fshatrat Orenje dhe Prevall ku tek e fundit janë dëmtuar dy shtylla tensioni.

EMISIONET