"Qesh, qesh, kjo e ka mendjen akoma te Tik Llalla", Braçen e lënë "nervat" para gazetarëve

"Qesh, qesh,  kjo e ka mendjen akoma te Tik Llalla", Braçen e

Për deputetin dhe zëvendëskryeministrin Erjon Braçe, zgjatja e seancës nga socialistët nuk ishte për tu bërë karshillëk protestuesve të thirrur nga opozita por përgjegjshmëri para qytetarëve që i kanë votuar.

Braçe: Të miratosh strukturën e KLGJ dhe KLP, të miratosh dy ligje shumë të rëndësishme që ishin iniciativa ime. U kërkoj ndjesë shumë protestuesve që i kisha paraqitur.Të bësh këto nuk është karshillëk por ti shkosh deri në fund reformës në drejtësi, ngritjes së institucioneve. Nëse kemi kriza që riciklohen në mënyrë të dhunshme si kjo që shihni pasojë e drejtëpërdrejtë e sistemit të drejtësisë të munguar në këtë vend për vite e vite të tëra me radhë.

Braçe nuk e shmangu dot tensionin teksa iu drejtua gazetarëve: "Qeshni, qeshni! Unë jam për ata, as për protestuesit e tu.Jam për qytetarët në parlament".

I pyetur se çfarë pritet nëse vala e protestës opozitare vazhdon, Braçe e cilësoi vendimmarrje personale teksa apeloi për ndalje të dhunës.

Braçe: Punë e tyre, është zgjedhja e tyre me djegë mandatet, ishte zgjedhja e tyre dhe me vazhdu protestat.Ajo që mua më takon të bëj thirrje është thirrja që po përsëritet në çdo gjuhë të botës, anglisht kryesisht. Tani dëgjoiva deklaratën e OSBE-së: Të ndalin dhunën! Dhuna nuk i duhet askujt.Ky vend e ka provuar dhunën në mënyrë konstante. Ky vend nuk ka nevojë për dhunë, ka nevojë për qetësi, ka nevojë për mirëqënie.

Frymën e tensionit që po kalonte Braçe e transmetoi edhe në mbyllje të fjalës së tij kur ju drejtua njërës prej gazetareve: "Qesh, kjo e ka mendjen akoma te Tik Llalla".

EMISIONET