Neptun ka hapur një mundësi të re për çdokënd që dëshiron të blejë pajisje teknologjike me këste, deri në 36 muaj dhe ajo çka është më kryesorja, me interes 0. Kompania financon 100 % të vlerës dhe në ofertë përfshihen televizorët, frigoriferët, kondicionerët dhe elektroshtëpiake të tjera.

Përgjatë këtij muaji, çdokush që dëshiron të blejë pajisje teknologjike me këste deri në 36 muaj dhe me interes 0, mund ta realizojë vetëm në Neptun. Kompania prestigjoze ka menduar të kënaqë klientët, të cilët kanë kohë deri në fundqeshor për të përfituar nga kjo mundësi, ku mund të përfitojnë risitë më të fundit të teknologjisë. Për blerësit e saj Neptun ofron ekskluzivisht një mundësi financimi 100 % të vlerës së pajisjeve që ata do të blejnë, deri në shumën e 300 mijë lekëve.

Klienti ka mundësinë të përzgjedhë vetë se për sa muaj dëshiron që të zgjasë periudhën e financimit, që nis nga 24 muaj deri në 36 muaj. 

Nuk ka kufizime në asnjë kategori të pajisjeve elektronike dhe tashmë është e mundur që me 0 % interes të blihen televizorët, pa kufizim modeli dhe marke, elektroshtëpiaket e mëdha, ku përfshihen frigoriferët, lavatriçet, lavastoviljet, sobat, pajisjet inkaso dhe kondicionerët. 

Procedurat e aplikimit janë të thjeshta dhe pa shumë burokraci, pasi bankat po bashkëpunojnë ngushtësisht me bizneset. Kompania Neptun është pjesë e grupit Balfin, i njohur për investime në qendrat tregtare TEG, QTU dhe disa aktivitete të tjera tregtare. 


/Ora News.tv/