Qentë mund të jenë një mjet i fushqishëm për diagnostikimin e malaries, sipas një studimi të ri.

Kafshët janë trajnuar për të diagnostikuar disa forma të kancerit e diabetit, dhe tani shkencëtarët në Britaninë e Madhe kanë trajnuar dy qen për të zbuluar parazitët e malaries thjesht duke nuhatur në corapet e tyre.

"Njerëzit e infektuar me malarie mbajnë një aromë specifike dhe duke qenë se qentë janë në gjendje të nuhasin drogë, ushqim dhe substanca të tjera, atëherë duhet të zbulojnë edhe këtë aromë në vjeshje,"-tha Steve Lindsay, udhëheqësi i studimit dhe një entomolog i shëndetit publik në Departamentin e Bioshkencave në Universitetin Durham .

Ekipi i tij mblodhi çorapet e 600 nxënësve të moshave 5-13 vjeç, që kishin ose jo malarie.

Çorapet u përdorën për të trajnuar dy qentë në Britani për katër muaj.

Nga mostrat, 175 u përdorën për të trajnuar qentë, 30 nga fëmijë të infektuar me malarie dhe 145 nga fëmijë të pa infektuar.

Duke nuhatur çorapët, qenët, Lexi dhe Sally, ishin në gjendje të zbulonin me saktësi 70% e fëmijëve të infektuar dhe 90% të fëmijëve të pa infektuar.

/Ora News.tv/