Një djalë është arrestuar pasi shkaktoi vdekjen e të dashurës së tij dhe qeni ka drejtuar policinë për tek trupi i vdekur.

Arkadiy Antonov vrau gruan e tij, Maria Frolenkova, 39 vjece pasi e kapi duke takuar meshkuj të tjerë në një qytet të Rusisë. Ai humbi kontrollin në momentin që gruaja pranoi se kishte shkuar për të takuar disa djem që i kishte njohur në rrjete sociale.

Ai e çoi në një pyll ku e rrahu për vdekje dhe ia mbuloi trupin me gjethe. Pasi udhëtoi disa milje, hodhi qenin e saj të vogël Foksa.

Kafsha u gjet nga policia dhe i kërkonte vazhdimisht që ta ndiqnin. Pasi dëgjuan lehjet e vazhdueshme, disa efektivë vendosën që të shkonin pas tij dhe zbuluan trupin e vdekur të viktimës.

 

/Ora News.tv/