Qeni i humbur gjen rrugën për në shtëpi, ndihmohet nga një dhi

Qeni i humbur gjen rrugën për në shtëpi, ndihmohet nga

Pronarët menduan se e humbën përgjithmonë, por qeni i tyre u kthye në shtëpi vetë i treti, i shoqëruar nga një dhi dhe një qen tjetër.

Kyle Krier dhe bashkëshortja e tij e kishin lënë qenin jashtë shtëpisë për të shkuar në tualet, por ai nuk u kthye më kurrë.

"Ne kërkuam gjithandej për të dhe nuk arritëm ta gjenim. Shkuam në shtëpi dhe prisnim të kthehej por nuk e bëri këtë,"-tha Krier.

Ata i hoqën shpresat për gjetjen e kafshës shtëpiake derisa mësuan se qeni ishte parë rreth 6 milje larg shtëpisë.

"Gruaja ime mori një telefonatë nga dikush që kishte marë në rrugë një labrador të zi, një labrador të bardhë dhe një dhi. Menjëherë u nisëm në kërkim të qenit,"-tha ai.

Krier e gjeti labradorin në një fushë me misër të prerë.

Ata filuan momentin kur panë Bo që ecte përmes fushës së misrit në Kansas.

Jo shumë larg prapra Bo, ishin dy miqtë e tij të rinj, labradori i bardhë dhe dhia.


EMISIONET