Momenti më i bukur i dasmës, ndër të tjera është dhe prerja e tortës nga çifti por Matt dhe Kelly Gamblin nuk patën fatin të presin tortën e tyre të bukur pasi ajo gëlltit nga një qen. Pasi mbaruan ceremoninë në zyrën civile  së bashku me të ftuarit iu drejtuan banketit ku do festonin së bashku me miqtë e tyre këtë gëzim,  por kur kanë mbërritur dhe nuk kanë parë tortën e tyre të bukur fillimisht menduan se kishte ndodhur ndonjë incident nga pastiçierët. Por kur e panë më vëmendje e kuptuan që më shumë se gjysma e tortës ishte ngrënë nga një qen, por edhe pse ky incident ndodhi një tortë tjetër iu riktheu buzëqeshjen duke mos humbur këtë moment të bukur të dasmës së tyre.

/Ora News.tv/