Qëndruan të mbyllura për një javë në makinë pa ushqim e ujë, mbijetojnë tri kotelet

Neptuni, Sinbadi dhe Galeni janë tre kotele të guximshme që mbijetuan së bashku.

Ata qëndruan një javë të bllokuara brenda një makine pa ushqim e ujë gjatë një udhëtimi nga Qiproja në Britani të Madhe, që është rreth 2000 milje.

Në ditën e 10 të udhëtimit, macet e vogla u gjetën në një makinë në bordin e një anije ushtarake.

Eddystone udhëtonte nga Limasoli në Qipro drejt Southampton.

Stafi i anijes shpëtoi kotelet dhe u vendosi emrat.

Kotelet iu nënshtruan një kontrolli shëndetësor nga një veteriner dhe do mbahen nën kujdes derisa të gjejnë një shtëpi të re.

"Stafi u befasua kur pa kotelet në makinë,"-tha Patrick Fortnum, agjenti i anijes. "Ato ishin rreth 3 ose katër javëshe dhe ishin në kushte shumë të mira duke pasur parasysh se nuk nuk kanë ngrënë ushqim apo kanë pirë ujë për një javë. Mbijetesa e tyre është mrekulli. Kotelet ishin miqësore dhe nuk u trembën."

Nuk dihet ende sesi kanë arritur që të hyjnë brenda makinës.

"Nuk e dimë sesi përfunduan brenda automjetit. Ishin shumë të qeta kur makina u vendos në anije. Shoferi nuk dëgjoi apo pa ndonjë gjë të çuditshme,"-shtoi ai.

"Makina u mbyll në portin Limasol kështu që me shumë mundësi mamaja e tyre duhet të ketë dalë nga makina më parë dhe është ende në ishull."

EMISIONET