Akademiku Artan Fuga jep 9 pika si zgjidhje për të dalë nga situata pas qëndresës studentore prej 9 ditësh.

Postimi i plotë i Artan Fugës:

Ç'të bëjmë? Për mua tani ka nevoje për masa të mençura:

-Krijimi i një keshilli emergjence prane ministrise te arsimit ose edhe me lart per reformimin e arsimit te larte.

-Pergatittja e nje samiti a kongresi per arsimin e larte me te gjithe aktoret e interesuar sociale e politike dhe intelektuale te vendit. Urgjent.

-Amendime te ligjit per arsimin e larte

-Perpunimi i shpejte i modelit të universiteteve publike shqiptare

-Pezullimi i te gjithe bordeve universitare dhe agjencive të ministrisë per nje kohe te dyte derisa te perpunohet modeli i ri i administrimit.

-Pranimi i pageses me keste i detyrimeve financiare te studenteve

-Pranimi i perpunimit te nje ligji te integrimit te shkences dhe kultures e dijes ne shoqëri e sotme shqiptare.

-Planifikimi i nje studimi mbi gjendjen e arsimit te larte ne Shqiperi dhe paraqitja e tij si nje plan masash Kuvendit te Shqipërise.

-Bashkia Tiranë të ktheje ne destinacionin e perdorimit te aseteve te UT qe i jane uzurpuar ne menyre arbitrare.

/Ora News.tv/