Qendrat shëndetësore, shërbim 24-orë deri në mars për fëmijët

Qendrat shëndetësore, shërbim 24-orë deri në mars

Qendra Shëndetësore Nr.10 pranë zonës së Oxhakut do të jetë një nga 4 qendrat që do të ofrojë shërbim 24 orë gjatë situatës gripale. Drejtoresha e kësaj Qendre, Rudina Gjini, thotë se janë marrë të gjitha masat për shërbimin 24 orë për moshat pediatrike, duke evituar edhe radhët që krijohen në urgjencën spitalore.

Drejtorja e Q.SH, Nr.10, Rudina Gjini: Prej ditës së djeshme ka filuar shërbimi i turnit të tretë për moshat pediatrike 0-14 vjeç. Një mjek pediatër dhe një ifermier do të jetë në urgjencë. Mjekët e turnit të tretë do të punojnë nga ora 8 e darkës deri në 7:30 e mëngjesit, ndërkohë 7:30 deri në 8:10 është shërbimi i përditshëm. Te ne ka 13 pediatër, ku përfshihen edhe mjekët e konsultorit të fëmijës. Ne jemi pajisur me barnat e urgjencës, me serumet, termometër, me të gjitha kushtet maksimale për të dhënë shërbimim për rastet urgjente të virozës. Do jetë madje më mirë sepse nuk do jenë ato radhët e gjata që një prind me fëmijë të sëmurë në dorë, me temperaturë të lartë të presi radhën të vizitohet te mjeku”    

Pediatria Tatjana Nela, pohon se megjithëse gjatë ditëve të fundit numri i vizitave ka ardhur në rritje ka prindër që u japin antibiotikë fëmijëve pa rekomadimin e mjekut.

 Mjeke peditare, Tatjana Nela: “Këto ditë vërehet një rritje e vizitave të moshës pediatrike. Sidomos ditën e sotme kemi shtim të vizitave, deri tani kam bërë 36 vizita vetëm unë. Shenjat kryesore janë temperatura, rrufa, kolla, por ka dhe raste pa temperaturë. Prindërit i bien dhe shkurt shkojnë në farmaci dhe i marin mjekimet vet. Unë i rekomandoj prindërve në asnjë mënyrë të mos marin mjekimet në farmaci pa vizitën e mjekut. Mjeku do të vendsoi se çfarë duhet të mari fëmija” 

Qendra Shëndetësore Nr.10 mbulon rreth 80 mijë banorë. Mjekët e kësaj qendre pohojnë se situata gripale nuk është në prag epidemie, ndërkohë që u bëjnë thirrje qytetarëve të rrezikuar që të kryejnë vaksinën antigrip.

Krahas qendrës 10, në Tiranë do të jenë edhe tre qendra të tjera, ajo e Kombinatit, Laprakës dhe zonës së ish-Bllokut, që do të kalojnë në shërbim 24 orë deri në muajin mars.  

EMISIONET