Statuja prej bronzi e Princeshë Dianës dhe e Dodi Al Fayed do të hiqet nga qendra tregtare luksoze, Harrods.

Ajo do ti kthehet ish pronarit të dyqanit në perëndim të Londrës dhe babai i Dodi-t, Mohamed Al Fayed i cili ka porositi përkujtimoren pasi çifti vdiq në një aksident automobilistik në vitin 1997 në Paris.

Me shpalljen e një memoriali të ri në Kensington Palace, Harrods tha se koha e duhur për kthimin e statujës.

Statuja e quajtur 'Viktima e pafajshme' paraqet Princeshë Dianën duke vallëzuar e Dodin që i kthejnë lirinë një zogu duke rrahur krahët.

'Viktima e pafajshme' u vendos në Harrods në vitin 2005. Ajo mbante autorizimin e Mohamed Al Fayed, i cili ia shiti qendrën tregtare Qatar Investment Authority në 2012 për 1.5 miliard paund.

Pronari i dyqanit  Michael Ward, tha se tani ishte koha për të kthyer statujën duke pasur parasysh se princat Uilliam dhe Harry, djemtë e Princeshës kanë porositur statujën në kujtesë të nënës së tyre.

Statuja është projektuar nga dizenjuesi artistik i Harrods, Bill Mitchell, i cili kishte punuar për familjen Fayed për më shumë se 40 vjet.

/Ora News.tv/