Qendër për vizitorët në Dajt

Qendër për vizitorët në Dajt

Turistët e huaj si dhe ata vendas që do të vizitojnë Parkun Kombëtar të Dajtit, tashmë do të kenë mundësi të informohen mbi biodiversitetin e larmishëm të kësaj zone.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit inauguroi të hënën Qendrën për vizitorët, një investim 130 mijë euro dhe që është mundësuar nga Bashkimi Europian.

Ambasadori, Luigi Soreca, bëri thirrje për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e këtyre zonave.

"Qëllimi i hapjes së këtyre qendrave është mbrojtja dhe ruajtja e natyrës për të pasur një turizëm të qëndrueshëm. Është e rëndësishme të krijohen qendra të tilla por të zbatohet edhe ligji. Mbrojtësit e mjedisit duhet të vënë në zbatim rregullat".

Ministri Klosi theksoi rëndësinë që ka kjo qendër në informimin e turistëve.

Vetëm përgjatë dy muajve të parë të këtij viti, Parku Kombëtar i Dajtit është vizituar nga 20 mijë persona.

Kjo është zyra e shtatë që ngrihet për vizitorët në zonat turistike.

EMISIONET