Qëllonin me armë zjarri në ajër, pranga dy të rinjve në Durrës

Qëllonin me armë zjarri në ajër, pranga dy të rinjve

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për të shtëna me armë zjarri.

Të arrestuarit janë shtetasit L.B. 21 vjeç, K.P.19 vjeç, ndërkohë u procedua penalisht edhe i mituri A.K. 17 vjeç. 

Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve se ishin duke qëlluar me armë zjarri në ajër në ‘Portoromano’

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për veprën penale " Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit"

EMISIONET