Një shtetas është arrestuar në flagrancë nga policia në Durrës, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Hamallaj.

Policia sqaron se është vënë në pranga shtetasi E.A. dhe është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale " Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike".

/Ora News.tv/