Qëllohet me armë zjarri ministri i Brendshëm i Pakistanit

Qëllohet me armë zjarri ministri i Brendshëm i Pakistanit

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Ahsan Iqbal ka arritur t'i mbijetojë një sulmi me armë zjarri të organizuar ndaj tij pak minuta para zhvillimit të një takimi elektoral në Punjab. Mediat kanë bërë të ditur se agresori ka përdorur një pistoletë për të qëlluar ministrin nga një distancë rreth 20 metrash, shumë pranë banesës së tij në zonën e Narowal. Policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar të dyshuarin, i cili bëhet e ditur se është rreth 20 vjeç, por pa bërë të ditur se cilat kanë qenë shkaqet e sulmit.

Zëvëndësministri i Brendshëm, Talal Chaudhry ka thënë se Iqbal është qëlluar me plumb në dorë dhe menjëherë është dërguar në spital ku është jashtë rrezikut për jetën. Lajmin e ka konfirmuar dhe djali i Ministrit i cili është shprehur se Iqbal është i ndërgjegjshëm dhe jashtë rrezikut"

Kryeministri i Pakistanit, Shahid Khaqan Abbasi, ka dënuar përpjekjen e vrasjes dhe ka kërkuar një raport mbi incidentin nga policia.

Ikbali është gjithashtu një udhëheqës i Lidhjes Muslimane të Pakistanit. ndërsa ngjarja pritet të tensionojë fushatën e nisur për Zgjedhjet e përgjithshme që janë planifikuar të zhvillohe në Pakistan në korrik. Ministri i brendshëm shprehu shqetësime muajin e kaluar se kishte një komplot për të penguar partinë qeverisëse PML-N në zgjedhjet e ardhshme

EMISIONET