Qëllohet me armë makina e Mayweather, ka persona të lënduar

Qëllohet me armë makina e Mayweather, ka persona të lënduar

Një truprojë e boksierit amerikan, Floyd Mayweather, ka mbetur i plagosur gjatë një sulmi me armë në qytetin e Atlantës.

Një person i armatosur ka hapur zjarrë në drejtim të makinës që dyshohej se ndodhej boksieri 41 vjeçar, por fatmirësisht për të Mayweather po udhëtonte me një tjetër mjet, duke mos krijuar frikë për jetën e tij.

Policia e Atlantës tha se incidenti nuk duket të ketë qenë rastësi, por mjeti i drejtuar nga Gregory La Rosa, që u qëllua në këmbë ka qenë në shënjestër, edhe pse nuk dihet me saktësi arsyeja.

Sipas të dhënave paraprake, agresori kishte pasur informacione mbi kalimin e autokolonës dhe se cilët ishin pjesë e saj.

EMISIONET