Qarkullimi jashtë bankave, 20% e parasë nuk kontrollohet

Qarkullimi jashtë bankave, 20% e parasë nuk kontrollohet

Paraja jashtë bankave vijon të ketë një nivel shumë të lartë në Shqipëri krahasuar kjo me vendet e Europës apo rajonit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vetëm gjatë tetorit jashtë sistemit bankar qarkulluan 265.4 mld lekë. Ndërkohë që kreditimi vazhdon të bjerë, duke arritur vlerën më të ulët për këtë vit.

Shqipëria vijon të ketë një nivel të lartë të parasë që qarkullon jashtë kanaleve bankare.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë tetorit janë përdoruar 265.4 mld lekë cash, duke u ulur vetëm me 4 mld krahasuar me një muaj më parë.

Ky vlerësohet të jetë një nivel shumë i lartë krahasuar kjo me vendet e Europës apo të rajonit.Në total në Shqipëri vlerësohet se lekët e përdorura cash zënë rreth 20 % të totalit,ndërkohë që në Eurozonë sipas Bankës Europiane paratë jashtë bankave zenë vetëm 9.2 %.

Edhe Maqedonia apo Serbia e kanë përdorimin e parave në dorë më të ulët se Shqipëria dhe përkatësisht është 7.4% dhe 6.8%.

Paraja jashtë bankave tregon se në ekonominë shqiptare informaliteti mbetet në nivele të larta, ndërkohë që ulja e normave të interesit duket se ka ndikuar në tërheqjen e parave nga depozitat.

Në të njëjtën kohë problem për ekonominë shqiptare është edhe rënia e kreditimit.

Gjatë tetorit, niveli i kreditimit ka prekur nivelin më të ulët për këtë vit me vetëm 532.5 mld lekë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, por edhe kreu i Financave i kanë kërkuar bankave të reagojnë duke shtuar kreditë për bizneset.

Por duket se niveli i kredive të këqia vazhdon të mbetet një nga pengesat kryesore në këtë drejtim, pavarësisht masave të mara.

EMISIONET