Qafë-Thanë, aksidentohet autobusi me nxënës, 7 të lënduar

Një autobus me nxënës së shkollës së Roskovecit është aksidentuar në një prej kthesave të rrugës Qafë Thanë - Prrenjas. Për pasojë 7 nxënës janë plagosur, ndërsa pjesa tjetër kanë pësuar tronditje pasi kanë qenë në gjumë gjatë rrugës së kthimit.

Nxënësit ishin në një ekskursion në Dardhë të Korçës dhe po ktheheshin në Fier.

Sami Agolli, shefi i shërbimit spitalor në Prrenjas sqaron për Ora Neës se pas lajmërimit nga shërbimi kombëta ri urgjencës, nxënësit janë transportuar një pjesë me autoambulancën e qytetit të Prrenjasit dhe një pjesë me makina rastësore.

Të gjitha kanë marrë shërbimin mjekësor, por për 7 rastet është vendosur dërgimi në spitalin e Librazhdit për të kryer egzaminime më të plota. Këta 7 nxënës kanë pasur plagë të lehta, shtypje të kraharorit dhe të gjitha janë jashtë rrezikut për jetën.

Në deklaratën paraprake, policia e Librazhdit sqaroi se aksidenti ndodhi rreth orës 17:00  për shkak të kushteve të këqija atmosferike të motit dhe nga pakujdesia e drejtuesit të mjetit.

Shtatë të lënduarit janë L. V.,  17 vjeçe, E.D. 15 vjeç,    N. H. 17 vjeçe,  .B. Q., 18 vjeç,  J. G., 17 vjeç, D.V., 17 vjeç,  M.V dhe sipas policisë pas kontrollit mjekësor dhe marrjes së ndihmës së parë janë dërguar me një autobus tjetër për në banesat e tyre.


EMISIONET