Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi u përball me një pyetje provokative. Në emisionin "Arena" në RTV ORA ai u pyet se çfarë do të bëntë nëse PS do të dilte nga Parlamenti.

Koçi: Edhe në fushatë, edhe pasi formohet Parlamenti deputetët informalisht janë caktuar në zona të caktuara.

Hila: Zoti Petro më bëjnë një pyetje provokative për ty. Po të ikte PS nga Parlamenti do rrije ti në Parlament?

Koçi: Jo! Varet nga situata. Kjo nuk është provokative për mua. Unë jam krenar që nuk e kam votuar në 21 prill të 2008.

Çipa: Petro e ka dhënë provën se iku nga PS

/Ora News.tv/