Pyeongchang 2018, Tola e mbyll garën e sllallomit në mesin e artë

Pyeongchang 2018, Tola e mbyll garën e sllallomit në mesin e artë

Vazhdojnë rezultatet pozitive të Erjon Tola në Pyeongchang 2018.

Skiatori shqiptar u rendit në vendin e 36-të në garën e sllallomit.

Tola në dy provat e tij regjistroi kohën 1.57.06 dhe duke përfituar nga fakti që shumë garues nuk i kryen me sukses të dyja provat u klasifikua në një pozicion të mirë mes 108 pjesëmarrësve në garë.

Ndërkaq, medaljen e artë e fitoi suedezi, Andre Myhrer, me kohë 1:38.99 sekonda.

Kështu pas plotë 38 viteve Myhrer, u bë suedezi i parë i cili fiton medaljen e artë olimpike. Të fundit këtë medalje e kishte fituar Ingemark Stenmark edhe atë në të dyja disiplinat sllallom dhe sllallom të madh.


EMISIONET