Putin udhëton drejt Turqisë për të diskutuar me Erdogan për “Jerusalemin”

Putin udhëton drejt Turqisë për të diskutuar me Erdogan

Presidenti rus Vladimir Putin, i cili ka planifikuar një vizitë në Egjipt më 11 dhjetor, do të udhëtojë edhe në Turqi në të njëjtën ditë për të zhvilluar bisedime me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Kremlini bëri me dije se dy Putin dhe Erdogan planifikojnë të diskutojnë çështjet dypalëshe, duke përfshirë projektet e përbashkëta të energjisë, si dhe konfliktin në Siri dhe situatën më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Agjencia e lajmeve Reuters citoi burime të paidentifikuara pranë Erdogan të thoshin se bisedimet do të adresonin zhvillimet në Jerusalem– pas tensioneve të fundit të shkaktuara nga vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Duke njoftuar vizitën e Putinit në Egjipt, Kremlini tha më 7 dhjetor se ai dhe presidenti Abdel Fattah al-Sisi do të diskutonin ndër të tjera për stabilitetin dhe sigurinë në Lindjen e Mesme.

Egjipti, Turqia dhe Rusia kanë kundërshtuar vendimin e Trump.

Putin dhe Erdogan shprehën "shqetësimin serioz" për këtë çështje në një bisedë telefonike më 7 dhjetor, tha Kremlini.

EMISIONET