Putin quan ‘bandit’ përkthyesin

Putin quan ‘bandit’ përkthyesin

Presidenti rus Vladimir Putin e quajti përkthyesin e tij ‘bandit’ gjatë nje bisede me kryeministrin suedez Stefan Lofven, pasi vuri re një përkthim jo të saktë të bërë nga ana e tij.

Biseda u zhvillua në Forumin Ndërkombëtar Arktik në Shën Petërsburg të marten e 9 prillit,  ku Rusia po mundohet të forcojë marrëdhëniet më shtetet e tjera në rajon.

Putin vuri në dukje biznesmenët suedeze që kanë investuar me shumën 5 milion dollarë në Rusi, duke ju referuar atyre me termin rus “druz’ya” (në shqip: miqtë), jo një herë por dy herë duke e theksuar fjalën.

Kur përkthyesi i përsëriti fjalinë kryeministrit suedez, ai përdori një term më neutral “partnerët” që tingëllon pak a shumë njësoj, si në anglisht, rusisht dhe suedisht.

“Unë thashë ‘miqtë’, dhe ai e përktheu ‘partnerët’, banditi”- tha me të qeshur Putin, duke vënë në dukje se fjala miqësore ishte shumë e rëndësishme, sepse ai i konsideron 500 kompanitë suedeze që investojnë në vendin e tij aktualisht  si “miq”.

Të dy liderët diskutuan për zhvillimin e marrëdhënieve të mira  pavarësisht mosmarrëveshjeve dhe vështirësive, Lofven e quajti Rusinë “një vend shumë të rëndësishëm në rajon”.

Gjithashtu në bisedë Presidenti Putin njoftoi për një rritje 30% te tregtisë me vendin skandinav.








EMISIONET