Putin nënshkruan legjislacionin për “agjentët e jashtëm”

Putin nënshkruan legjislacionin për “agjentët e

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar legjislacionin me të cilin mediat e jashtme që financohen nga jashtë, duhet të regjsitrohen si “agjentë të jashtëm” dhe qeveria e Rusisë do të mund të impononte sanksione kundër tyre.

Ky legjislacion i ri është publikuar sot në faqen zyrtare ruse të informacioneve juridike.

Kjo masë është miratuar unanimisht në të dy dhomat e Parlamentit të Rusisë, më 15 dhe 22 nëntor.

Disa orë pasi legjislacioni ishte miratuar në Dumën ruse, Ministria e drejtësisë e Rusisë u ka dërguaar vërejtje disa shërbimeve të Radios Evropa e Lirë/Radio Liria.

Në letër nuk specifikohet se cila kufizime specifike mund të imponohen, por ligjvënësit kanë thënë se mediat e caktuara mund të jenë subjekt i raportimit të detajizuar financiar dhe kërkesës për ta vlerësuar materialin e publikuar se vjen nga një agjent i jashtëm.

Radio Evropa e Lirë/Radio Liria ishte në mesin e disa mediave për të cilat zyrtarët rusë kanë tërhequr vërejtjen se mund të cilësohen si agjentë të jashtëm.

Në këtë listë përfshihen edhe Zëri i Amerikës, rrjeti CNN dhe transmetuesi publik gjerman, Deutsche Welle.

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, pat thënë se ky legjislacion do të paraqes “goditje serioze” për lirinë e mediave në Rusi, megjithqë zyrtarët rusë kanë thënë se ai nuk do të zbatohet për mediat vendëse.

Zyrtarët rusë kanë vlerësuar se ky legjislacion është “përgjigje simetrike” ndaj asaj që ata e kanë përshkruar si presion të Shteteve të Bashkuara ndaj mediave ruse./REL

EMISIONET