Gjyshi i Vladimir Putin ka punuar si kuzhinier për Vladimir Lenin dhe Joseph Stalin. Ka qenë ky rrëfimi i vetë presidentit rus për gazetarin Andrey Kondrashov në një film të titulluar “Putin”, postuar në internet ditën e dielë. Në dokumentarin 2 orë të gjatë, presidenti shprehet se Spiridon Putin, gjyshi nga ana e babait, ishte madje një anëtar shumë i vlerësuar i stafit të Stalinit, i cili vijoi të gatuante për regjimin sovjetik thuajse deri në fund të jetës së tij.

Gjatë dokumentarit, Putin gjithashtu rrëfeu për gazetarin Kondrashov, se në 2014 kishte urdhëruar rrëzimin e një avioni pasagjerësh që raportohej se transportonte një bombë, me shënjestër ceremoninë hapëse të Olimpiadës Dimërore në qytetin e Sochi-t. “Më thanë se një avion që fluturonte nga Ukraina në Stamboll ishte rrëmbyer dhe kërkonte të ulej në Sochi. Më informuan se në një rast të tillë procedura e emergjencës kërkonte uljen e avionit dhe unë ju thashë të vepronin


/Ora News.tv/