Pushime në brenda apo jashtë? Mezini: Çmimet në Shqipëri nuk justifikojnë shërbimet

Pushime në brenda apo jashtë? Mezini: Çmimet në

Sapo afron vera të gjithë jemi në mëdyshje, të pushojmë brenda apo jashtë Shqipërisë?

Gazetarja, Valbona Mezini, e ftuar në emisionin "Ekopolitikë" të gazetares Aurora Sulçe tregoi se puna i ka imponuar dy vitet e fundit që pushimet ti bëjë në jugun e Shqipërisë. 

Megjithatë, ajo thotë se krahasuar me jashtë, përfshirë dhe vendet e rajonit, në Shqipëri çmimet janë më të shtrenjta  dhe infrastruktura turistike më e dobët.

Mezini: Dy vitet e fundit kam preferuar jugun e Shqipërisë edhe për arsye pune. Më përpara kam frekuentuar vendet jashtë Shqipërisë si Turqi apo Egjipt, duke bërë krahasimin ka diferencë shumë të madhe. Për atë që paguan dhe merr si shërbim turistik ka të bëjë shumë jashtë me Shqipërinë.Në Shqipëri i ke më të shtrenjta dhe infrastrukturën turistike e ke më të dobët. Jashtë i ke të gjitha të përmbledhura në një destinacion dhe destinacionet turistike jashtë Shqipërisë janë të marketuara, të promovuara. Turqia është larg por edhe vendet rreth e rrotull Shqipërisë ofrojnë dhe kanë të marketuara shumë mirë destinacionet turistike, arkeologjike, historike, kulturore. 

Më ka ndodhur që rrugëve të Tiranës të më pyesin turistë të huaj se ku janë Muzeumet arkeologjike dhe në fakt nuk e di as unë.Mungon një guidë e mirëfilltë e destinacioneve që mbartin histori.Duhet ta marketojmë dhe kthejmë në destinacion turistik. Jugu i Shqipërisë është plot, shumë i pasur me kisha. Destinacion më të bukur sesa Zverneci që mbart një histori mijëravjeçare. Pak më tutje ke Amantian, Orikumi. Vetëm qarku i Vlorës ka një trekëndësh shumë të pasur historiko-arkeologjik që shumë pak njihet nga shqiptarët dhe aq më tepër nga të huajt.

 

EMISIONET