Punonjësit e Hipotekës në grevë për shkarkimin e dy kolegëve

Punonjësit e Hipotekës në grevë për shkarkimin e dy

U shkarkuan me një deklaratë publike një ditë më parë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, por kolgët e tyre në shenjë solidariteti kanë ndërprerë punën ditën e enjte dhe kanë kërkuar një takim me ministren e Drejtësisë.

Kamera e Ora News ishte pranë zyrave të Hipotekës, por asnjë nga specialistët nuk ka pranuar të flasë.

Ministrja e Drejtësisë është pyetur për këtë çështje në Komisionin e Ekonomisë, duke thënë se të njëjtin fat do të kenë të gjithë ata që do të shkelin ligjin.

Tabaku: Sapo më informojnë se punonjësit e Hipotekës janë në grevë të përgjithshme, nuk e di cfarë ka ndodhur, por të gjitha zyrat e Hipotekës sot janë të pezulluara.

Shehaj: Në momentin që fillon një ministër, një drejtues të marrë masa për shkeljet që kanë bërë punonjësit e Hipotekës fillojnë ngrihen.

Braçe: Deri në fund zonjë, deri në fund dhe jo administrativisht, por edhe penalisht

Gjonaj: Por të jeni të sigurt që në këtë pjesë do ti shkojmë deri në fund ku të ketë çështje që kanë të bëjnë me shpërdorim detyre për të gjithë punonjësit, që nga ai që pret popullin në Hipotekë deri tek drejtuesi më lart.

Sipas burimeve punonjësit nuk do ti rikthehen punës deri në një komunikim me ministren e cila një ditë më parë lajmëroi shkarkimin e dy specialistëve të Hipotekës mbi bazën e një ankimimi nga qytetarët.

EMISIONET