Punimet për lulishten në Korçë nxjerrin në sipërfaqe eshtra

Punimet për lulishten në Korçë nxjerrin në

Ndërhyrja në lulishten l ‘Shën Maria’ në qytetin e Korçës kanë nxjerrë në sipërfaqe edhe eshtra të vjetra njerëzish.

Besohet se eshtrat i përkasin varrezave të vjetra të komunitetit orthodoks.

Në zonën që sot është lulishtja ‘Shën Maria’ dikur ka qenë një kishë me të njëjtin emër dhe në oborrin e saj ka pasur varrezë.

Rreth viteve ’60-të të shekullit të kaluar u bë zhvendosja e varrezave orthodokse në ato publike të qytetit ku janë edhe sot.

Por zbulimi i eshtrave nga ana tjetër ka ngjallur reagimin e qytetarëve.

Ata kërkojnë më shumë vëmendje dhe respekt, në mënyrë që eshtrat e paraardhësve të mos përfundojnë në kanale.

"Nuk është hera e parë që dalin eshtra në sipërfaqe. Është e patolerueshme të lihen aty dhe e sigurt që më pas i hedhin në kanal. Është mosrespekt i të ndjerëve."

Por Bashkia e Korçës si institucion ende nuk ka reaguar se çfarë do të bëhet me projektin e ndërhyrës në lulishte dhe këto eshtra, që pas zbulimit mbetën në sipërfaqe.


EMISIONET