Pulisic: Stili i Chelsea më përshtatet

Pulisic: Stili i Chelsea më përshtatet

Christian Pulisic do të jetë një futbollist i Chelsea, duke nisur që prej sezonit të ardhshëm.

Amerikani arriti akordin me drejtuesit anglez, të cilët paguan plot 63.74 milion euro në arkat e klubit të Borussia Dortmund. Pas këtij zyrtarizimi, mesfushori ka folur për herë të parë si futbollist londinez, ku ka pohuar se kishte dashur shumë të luante në Premier League.

“Gjithmonë kam dashur të luaj në Premier League dhe unë jam duke pritur për të luajtur. Siç thashë në deklaratën time në mediat sociale, jam njëqind për qind i angazhuar për pjesën tjetër të sezonit dhe do të doja të kisha një fund të lumtur me Dortmundin”.

“Gjithmonë më pëlqente mënyra se si Chelsea luante dhe vazhdon të luajë futboll edhe sot, dhe mendoj se stili i tyre më përshtatet shumë mirë. Nuk dua të flas për interesimin e Liverpoolit, jam i lumtur që kam bërë vendimin tim për t’u bashkuar me Chelsea. Koka ime tani është pak më e lirë, shpresoj që njerëzit të kuptojnë vendimin tim dhe gjithashtu të dinë se do të jap gjithçka këtu deri në fund dhe dëshiroj të ndihmoj që sezoni jonë të jetë i mrekullueshëm”, përfundoi amerikani.

Pulisic do të vishet zyrtarisht blu pas 30 qershorit.

EMISIONET