Pukë, gjendet trupi i dekompozuar i një 45-vjeçari, rezultonte i humbur

Pukë, gjendet trupi i dekompozuar i një 45-vjeçari, rezultonte

Një trup i dekompozuar është gjetur në Pukë. Policia bën të ditur se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Z.P, i cili rezulton i humbur prej disa muajsh.

"Më datë 24.03.2019, sipër Staneve të fshatit Marrnaq, Njësia Administrative Qelëz, Pukë, është konstatuar kufoma e një personi. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku është konstatuar një kufomë e dekompozuar, e seksit mashkull, rreth 170 cm i gjatë, dhe dyshohet se i përket shtetasit Z. P. vjeç 45, lindur në Gojan i Madh, Pukë dhe banues në Krujë (shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë për largim nga banesa më datë 08.12.2018)", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo të shkatuara nga ndonjë faktor tjetër

Ndërkohë veprimet  do kryhen  në Morgun e Spitalit Pukë,  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET