Pukë, vrau kolegun, arrestohet 25 vjeçari

Pukë, vrau kolegun, arrestohet 25 vjeçari

Ka përfunduar në pranga autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur dy ditë më parë, ku mbeti i vrarë shtetasi me Petrit Biba nga Rubiku.

Policia lokale bën me dije se është arrestuar shtetasi Enderis Dodaj, 25 vjeç, banues në Tiranë.

"Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Pukê u bë ndalimi i shtetasit E.D, 25 vjeç, banues në Tiranë", thuhet në njoftim.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 8 shkurtit, ku 25 vjeçari Doda vrau kolegun e punës pranë hidrocentralit.

Burime nga grupi hetimor thonë se se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia.

"Dyshohet se aksidentalisht ai ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë shtetasin P.B. ne prani të disa punonjësve të tjere, qe po pushonin ne te njejtin ambjent", informoi policia e Shkodrës

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë për veprime të mëtejshme.

Lajme të tjerra rreth ngjarjes: 

Pukë, vdes në spital 30-vjeçari që u plagos me armë zjarri/ EMRI

Pukë, 25 vjeçari vret kolegun e punës të HEC-it

EMISIONET